ELITA E FEMRAVE
Përcaktohet edhe afati kalimtar te femrat
3 August, 2021 @19:38
Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e Bordit ndërsa, ndër të tjera ka bërë të ditur edhe datën deri kur ekipet basketbollistike të femrave mund të bëjnë transfere të lojtareve.
Kështu, afati kalimtar për lojtare vendore në Superligën e femrave është bërë i ditur të jetë i hapur deri më 27 gusht në ora 16:00 ka bërë të ditur njoftimi i FBK-së.
“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 2.8.2021 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:
5. Ka vendosur që afati kalimtar për Superligën e Femrave për lojtare vendore të jetë i hapur deri më 27 Gusht në ora 16:00,” thuhet në pikën që përcakton datën.