KOSOVA U18
Selektori Bekim Maxhuni publikon 12-shen përfundimtare
Teksti: FBK
1 August, 2021 @16:04
Basketbollistët e Kosovës U18 te meshkujt sot kanë udhëtuar drejt Tiranës, ku do të zhvillohet FIBA European Challengers.
Garat do të zhvillohet nga 3 deri më 8 Gusht në kryeqytetin shqiptar.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Bekim Maxhuni ka publikuar listën me 12 lojtarë:
Anes Gashi, Hajriz Hazeri, Dardan Maxharraj, Bledar Thaçi, Eliot Peci, Visar Ejupi, Dion Sheqiri, Rinol Gashi, Enes Huduti, Bardh Istrefi, Albatrit Syla dhe Enver Memqaj.
Në ditët e fundit është lënduar Albion Imeri, dhe për këtë shkak u zëvendësua në momentet e fundit.
Kosova më 3 gusht ndeshet me Shqipërinë, kurse dy më pas me Moldavinë. Në varësi të rezultateve, më pas do të luftojë për pozita të tjera.
Dy kombëtaret e para kualifikohen në gjysmëfinale, kurse vendi i tretë do të luajë për pozitat 5-7.