HISTORIKE
Performancë historike nga Westbrook
3 April, 2019 @12:08
Super ylli i Oklahoma City Thunderit, Russell Westbrook, sot në mëngjes kundër Los Angeles Lakersit, luajti me një performancë historike.
Westbrook shkëlqeu me shifrat magjike triple-double, derisa për herë të dytë në histori të NBA-së, arriti dyshifrorin e trefishtë me 20 pikë 21 asistime e 20 kërcime.
Numrin 20 në tri kategori të statistikave së pari e kishte arritur legjenda Wiltt Chamberlain në vitin 1968 në ndeshjen kundër Detroit Pistonsit. Në atë ndeshje Chamberlain pati 22 pikë, 25 kërcime e 21 asistime.