DREAM TEAM
SHBA pa super yllin në Botëror
2 April, 2019 @15:46
Njëri ndër basketbollistët më të mirë në histori të NBA-së, LeBron James, ka thënë se nuk do të jetë pjesë e skuadrës Dream Team të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kupën e Botës 2019 që do të mbahet në Kinë.
Super ylli i Los Angeles Lakersit, James, ka thënë se nuk është e përshtatshme për të që të jetë pjesë e përfaqësueses këtë verë, marrë parasysh moshën e tij.
“E dua shumë trajnerin Gregg Popovich, por sivjet gjatë verës është e papërshtatshme që të luaj dhe të jem pjesë e skuadrës.”
34 vjeçari, LeBron James, pasi që Lakersat matematikisht nuk arritën Play Offin, vendosi që t’i mos luaj ndeshjet e mbetura, derisa për Lojërat Olimpike 2020 mund të kthehet në skuadrën Dream Team të SHBA-së.
Kupa Botërore në basketboll do të fillojë në 31 gusht dhe do të zgjat deri më 15 shtator.