LITUANIA - SHQIPËRIA
Përsëri pa gola, e treta ndeshje pa fitore
14 October, 2020 @19:54
Njëjtë si ndaj Kazakistanit, Shqipëria edhe sonte ka luajtur pa gola.
Në ndeshjen e saj të katërt në Grupin 4, Liga C, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve, sonte Shqipëria barazoi pa gola si mysafire e Lituanisë. Që nga fitorja ndaj Bjellorusisë në xhiron e parë, Shqipëria tashmë ka 3 ndeshje radhazi pa fitore në Ligën e Kombeve.
TABELAT E GRUPEVE - LIGA E KOMBEVE
Përkundër faktit që kombëtarja e drejtuar nga Reja edhe sonte luajti më mirë se kundërshtari, mungesa e golave vazhdon të mbetet problem.
Pas 4 ndeshjeve të luajtura në këtë grup, Shqipëria ka gjetur vetëm 2 herë rrjetën, ndërsa ka 4 pikë, po aq sa Lituania, liderja momentale.