BESA - LLAPI
Pësojnë në fund, s’ka fitore as sot për Llapin
20 October, 2020 @15:59
S’ka fitore as sot për Llapin!
Pas 5 ndeshjeve të para pa fitore, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina 3-pikëshin e parë sezonal e lëshoi nga duart në çastet e fundit të ndeshjes së sotme, për të shkuar kështu në 6 ndeshje radhazi pa fitore.
Dueli i luajtur sot në Pejë mes Besës dhe Llapit në fund përfundoi 2-2 (Festim Haxhiu 72’, Ardit Tahiri 85’ / Engjëll Hoti 19’, Arbnor Ramadani 30’).
Përmes Engjëll Hotit e Arbnor Ramadanit, Llapi shënoi dy herë në pjesë të parë dhe i dha vetes epërsi të konsiderueshme, kurse pejanët, fillimisht e zvogëluan epërsinë përmes golit të Festim Haxhiut, i cili shënoi me kokë posa u inkuadrua në lojë, e më pas barazimin e gjetën në mënyrë dramatike përmes Ardit Tahirit, që shënoi në minutën e 85’, për t’ia mohuar humbjen skuadrës së tij.
Kështu, Llapi edhe më tutje mbetet i fundit në klasifikim, kurse Besa një pozitë mbi Llapin.