Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Pieno e Nymburku fitojnë edhe pa Lisin e Dardanin

Pieno e Nymburku fitojnë edhe pa Lisin e Dardanin


28 February, 2018 @20:07

Pas lëndimeve që morën në ndeshjet me Kosovën në kuadër të kualifikimeve drejt Botërorit të Kinës, Dardan Berisha e Lis Shoshi munguan në ndeshjet që skuadrat e tyre i zhvilluan sonte.

Nymburku sonte luajti ndaj skuadrës së Svitavyt në shtëpi dhe fitoi me rezultat 73-69, për ta vazhduar kështu serinë perfekte 23-0 në ligë, ndërsa Pieno i Lis Shoshit shënoi fitore si mysafir i Parnos në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën Baltike, për ta pritur kështu i qetë takimin kthyes në shtëpi.

Sipas raporteve, Dardan Berisha do të jetë i gatshëm për lojë pas afro 1 muaji, kurse Lisi , që e ka të lënduar hundën, mund të rikthehet në parket së shpejti.


 
Të gjitha lajmet nga