CHAMPIONS LEAGUE

Pjesëmarrjet në gjysmëfinale: Chelsea mbi Unitedin!
14 April, 2021 @14:03
Pasi e eliminoi Porton në çerekfinale, Chelsea është bërë skuadra angleze me më së shumti pjesëmarrje në gjysmëfinale të UEFA Champions League, që nga koha kur kjo garë e ka marrë këtë emër (1992/1993), pasi që më parë quhej European Cup.
Që nga sezoni 1992/1993, Chelsea ka shkuar në gjysmëfinale 8 herë, duke e lënë prapa Manchester Unitedin (7 herë), Liverpoolin (5 herë), Arsenalin (2 herë) dhe Cityn, Tottenhamin e Leedsin (nga 1 herë secila).
Në gjysmëfinale, Chelsea përballet me fituesin nga dueli Real Madrid - Liverpool, ku momentalisht madrileneët kanë epërsi 3-1 pas ndeshjes së parë të zhvilluar në Spanjë.