CHELSEA 0-1 PORTO

Goli i Portos në fund i pamjaftueshëm, Chelsea shkon në gjysmëfinale
13 April, 2021 @22:35
Skuadra angleze, Chelsea, është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ekipit të trajnerit gjerman Thomas Tuchel, i mjaftoi humbja me rezultat minimal0-1 përballë Portos, për të shkuar tutje në garën më të fortë evropiane.
Ndeshja e zhvilluar në terrenin neutral në Sevilla, pati vetëm një gol, i cili u shënua në minutën e katërt të kohës shtesë.
Ishte iraniani Mehdi Taremi ai i cili shënoi gol të bukur me gërshërë pas krosimit nga e djathta nga Nanu.
Megjithatë, rezultati 0-1 i konvenoi më shumë Chelseat, pasi që kishte avantazhin prej 2-0 nga ndeshja e parë.
Në gjysmëfinale Chelsea do të takohet me fituesin e përballjes Liverpool - Real Madrid, ku një hap më afër gjenden madrilenët të cilët ndeshjen e kaluar e kishin fituar me rezultat 3-1.
Hera e fundit kur Chelsea ka luajtur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ka qenë në stinorin 2013/14, kur atëbotë ishte eliminuar nga Atletico Madrid.