FSHB

Avni Ponari (i ulur në të djathtë) pranë drejtorit sportiv të Ligës Ballkanike, Shay Shtriks
Ponari përsëri kryetar
30 March, 2016 @18:56
Njeri i parë i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, do ta mbajë postin e kryetarit edhe për 4 vitet e ardhshme.
Ponari është rizgjedhur president i FSHB-së, duke marrë 35 vota, 18 më shumë se rivali i tij i vetëm, Arben Fagu.
Ky do të jetë mandati i tretë i tij në këtë post.
Shqipëria së fundi ka emëruar trajnerin e Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides, si trajner të kombëtares kuqezi, ku ky i fundit do të konsolidojë ekipin kombëtar për ndeshjet kualifikuese në Eurobasket 2017.