SHPRESAT
Portieri i skuadrës nga Liga e Parë ftohet te Kosova U21
18 May, 2021 @21:37
Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka ftuar një portier nga Liga e Parë për grumbullimin e saj 5 ditor gjatë këtij muaji.
Pjesë e këtij grumbullimi do të jetë edhe portieri i skuadrës së Kikës, Laurit Behluli.
Behluli do të jetë nën direktivat e përzgjedhësit Michael Nees nga data 25 maj e deri më 29 maj, kur do të luhet edhe një ndeshje kontrolluese ndaj 2 Korrikut në Prishtinë.
Ftesa i është dërguar zyrtarisht klubit të Kikës nga drejtori i ekipeve përfaqësuese, Artan Govori.