NXEHET SERIA
Portland barazon, Paul thyen dorën
26 April, 2016 @8:24
Al-Farouq Aminu ka shënuar rekord karriere prej 30 pikëve, ndërsa Portland Trail Blazers ka nxjerrë fitoren pasi që ylli i LA Clippers, Chris Paul, u desht të dalë nga loja pasi që theu dorën e djathtë.
Clippers nuk patën fat as me lojtarin tjetër të rëndësishëm të tyre, Blake Griffin, që u desht të linte parketin për shkak të një lëndimi të mëhershëm.
C J McCollum me 19 dhe Mason Plumlee me 14 pikë e 10 asistime kanë qenë më të dalluar te Blazers, ndërsa tash pasi që u barazua seria 2-2, dueli merr formë edhe më dramatike.
Griffin përfundoi ndeshjen me 17 pikë, ndërsa Jeff Green shtoi 17 të tjera nga banka.
Përballja e pestë e serisë luhet në LA.