PRISHTINA - BASHKIMI
Prishtina demolon Bashkimin në Superkupë
16 September, 2018 @18:43
Prishtina pa kurrëfarë vështirësie ka shënuar fitore në përballjen e Superkupës ndaj Bashkimit sot.
Ekipi bardhekaltër i stërpërforcuar ka kaluar lehtë lojën dhe ka fituar trofeun e parë të stinorit, duke mos përdorur fare Dardan Berishën.
Çereku i parë tregoi gjithçka, 27-7 për Prishtinën. Ndërsa përfundimtarja 88-50 do të shënohet në histori si njëra ndër Superkupat më të lehta të fituara nga Prishtina.
AJ Davis ka qenë më efikasi te Prishtina. Ai shënoi 18 pikë, ndërsa shtoi edhe 7 kërcime. 14 pikë shtoi Valon Bunjaku, duke kontribuuar me 6 asistime, 3 topa të rrëmbyera dhe 8 kërcime.
E 12 të tjera shtoi Alban Veseli.
Lojtari i vetëm i Bashkimit që shënoi pikë dyshifrore në këtë përballje ka qenë përforcimi Michael James, që përfundoi ndeshjen me 10 pikë.