FERONIKELI - PRISHTINA E RE
Prishtina e Re barazon bilansin, thellon krizën e Niklit
3 December, 2021 @23:25
Ndeshja e fundit e xhiros së tetë në Ligën e Parë, ka përfunduan me rezultat e Prishtinës së Re ndaj Feronikelit me rezultat 82-93. Borozani.com
Prishtina e Re edhe pse nuk kishte ndihmë nga banka (vetëm 2 pikë), arriti një fitore të rëndësishme për të shpresuar në Play Off.
Arti Islamaj me 37 pikë e 8 kërcime ishte më i dalluari te Prishtna e Re, derisa u ndihmua edhe nga Arbër Sinani me double-double prej 23 pikë e 13 kërcime dhe Adhurim Aliaj me 20 pikë e 10 asistime.
Te Nikli u veçuan Kreshnik Tigani me 29 pikë dhe Bunjan Hasku me 16 pikë.
Prishtina e Re së bashku me AS Prishtinën dhe KB Dardanët i kanë nga 4 fitore e 4 humbje, derisa Feronikeli është skuadra e vetme pa fitore në 8 ndeshjet e luajtura.
Në xhiron e 9 Prishtina e Re takohet me Borean, kurse Feronikeli me Vëllaznimin.