SIGAL PRISHTINA - PEJA

FOTO: Arkiv
Prishtina, lehtë ndaj Pejës
11 November, 2017 @18:51
Sigal Prishtina, pa u lodhur fare, e regjistroi fitoren e tetë të stinorit duke e mposhtur Pejën me rezultat 99-68.
Gjashtë lojtarë te Prishtina arritën të shënojnë pikë dyshifrore, derisa u dalluan Maxim Esho me 19 dhe Dardan Berisha me 17 pikë.
Te Peja u dallua Arian Qallaku me 24 pikë e 8 kërcime.
Me këtë fitore, Sigal Prishtina vazhdon të mbajë vendin e parë në Superligë, derisa pa asnjë humbje po vazhdon lehtë stinorin në elitën e basketbollit. Në xhiron që vjen, Sigal Prishtina luan ndaj Kerasanit në derbin lokal.