LIPJANI - VUSHTRRIA

Lipjani merr lidershipin
11 November, 2017 @8:53
Lipjani duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 108-93, me një lojë më shumë, është vendosur në krye të tabelës në Ligën e Parë në basketboll.
Gjatë gjithë ndeshjes Lipjani ishte në epërsi.
Vendasit nisën furishëm që në pjesën e parë, kur çerekun e parë e morrën me 32-12, ndërsa pjesën e parë të ndeshjes e përfunduan me 63-36!
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Fisnik Juniku, i cili shënoi 50 pikë në këtë ndeshje.
Lipjani aktualisht ka bilanc prej 4 fitoreve dhe vetëm një humbje deri më tani, ndërsa në xhiron e 6-të do të përballet me Kalanë në Prizren.