RAHOVECI - YLLI

Foto: KBRahoveci/ Facebook
Rahoveci, përsëri më i mirë se Ylli
11 November, 2017 @17:50
Sikurse në ndeshjen e parë në këtë stinor, edhe në të dytën Rahoveci arriti ta mposht Yllin.
“Vreshtarët” e mposhtën kundërshtarin me rezultat 91-84, derisa epërsia u krijua në minutat e fundit të ndeshjes.
Tre të huajt e Rahovecit Xavier Newson (24 pikë), Kyle Soviane (23 pikë) dhe Junious Prowell (21 pikë) shënuan 68 pikët e skuadrës.
Ndërsa te Ylli u dalluan Michael Harmon me 26 pikë dhe Taylor Bessick me 21 pikë të tjera.
Rahoveci e regjistroi fitoren e gjashtë të stinorit dhe me një ndeshje më pak gjendet në pozitën e tretë me 15 pikë të grumbulluara një më pak se lideri.
Ndërsa Ylli krahas humbjes, aktualisht është në pozitën e katërt me 5 fitore e 4 humbje.