SPURS - BUCKS

nba.com
Bucks befason Spursin
11 November, 2017 @9:25
Milwaukee Bucks arriti t’a befasojë San Antoni Spursin në “AT&T Center”, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 94-87.
Ylli grek i Bucksit, Giannis Antetokounmpo, ishte përsëri më i miri duke regjistruar 28 pikë, 12 kërcime, 5 asistime e 4 bllokada, derisa i posaardhuri te Milwaukee, Eric Bledsoe, në debutimin e tij luajti me 13 pikë e 7 asistime.
Te Spurs më i dalluari ishte LaMarcus Aldridge me 20 pikë e 12 kërcime, ndërsa mungesa e Kawhi Leonardit po vërehet dukshëm te skuadra e trajnerit Gregg Popovich.
San Antonio e regjistroi humbjen e pestë të stinorit krahas 7 fitoreve që i kanë, ndërsa kjo ishte fitorja e pestë për Bucksin.