TREPÇA - KERASAN PRISHTINA

BOROZANI/ A. P.
Trepça i revanshohet Kerasanit
11 November, 2017 @18:45
Skuadra mitrovicase, Trepça, e cila në ndeshjen e parë të stinorit pësoi kundër Kerasan Prishtinës, kësaj radhe e mposhti kundërshtarin bindshëm me rezultat të thellë 105-71.
Julian Hyden ishte koshashënuesi më i mirë te Trepça, i cili luajti me 29 pikë dhe u ndihmua nga Mark Williams me 26 pikë të tjera.
Ndërsa te Kerasani u dallua Rinor Ahmeti me 24 pikë, që nuk mjaftoi për fitore.
Trepça e regjistroi fitoren e dytë të stinorit dhe u largua nga zona e rezikshme, ndërsa javën tjetër do të takohet me Yllin në Suharekë.