E DYTA ME RADHË

Prishtina në finale
30 March, 2016 @21:22
Sigal Prishtina me fitore prej afro 20 pikëve epërsi ka siguruar finalen e BIBL sonte. Bardhekaltërit kanë mposhtur Beroen 94-75 në një ndeshje ku Dardan Berisha ka shënuar 28 pikë, ndërsa Jason Washburn 19 pikë e 12 kërcime në këtë fitore.
Beroe e kuptoi se finalja për ta ishte larg që në çerekun e parë të ndeshjes, kur pësoi me 12 pikë epërsi, ndërsa më pas përkundër tentativave nuk arriti asnjëherë t’i afrohet prishtinasve.
Kjo është finalja e dytë me radhë për Sigal Prishtinën në kuadër të BIBL, ndërsa tani djelmoshat bardhekaltër do të ndeshen me Mornarin në finale.
Statistikat ekipore
Çereku i parë | 26 | 14 | |
Çereku i dytë | 22 | 15 | |
Çereku i tretë | 20 | 20 | |
Çereku i katërt | 26 | 26 | |
Kërcime | 34 | 27 | |
Asistime | 26 | 18 | |
Bllokada | 2 | 2 | |
Topa të vjedhur | 8 | 5 | |
Topa të humbur | 12 | 14 | |
Tentime për dy pikë | 23/35 (65%) | 17/34 (50%) | |
Tentime për tri pikë | 12/25 (48%) | 10/26 (38%) | |
Gjuajtje të lira | 12/14 (85%) | 11/21 (52%) |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 28 pikë | 5 kërcime | 6 asistime |
2 | Jason Washburn | 19 pikë | 12 kërcime | 3 asistime |
3 | Mohamed Abukar | 15 pikë | 2 kërcime | 5 asistime |
4 | Andrew Warren | 13 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
5 | Willie Kemp | 8 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
6 | Edmond Azemi | 5 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
7 | Stanimir Marinov | 4 pikë | 1 kërcim | 5 asistime |
8 | Gazmend Sinani | 2 pikë | 5 kërcime | 0 asistime |
9 | Rinor Peci | 0 pikë | 0 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Beroe
1 | Stanislav Vaklinov | 16 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
2 | Evrik Gary | 13 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
3 | Ashton Moore | 10 pikë | 1 kërcim | 5 asistime |
4 | Tihomir Zhelev | 9 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
5 | Aleksandar Todorovic | 8 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
6 | Plamen Aleksiev | 6 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Tencho Tenchev | 6 pikë | 0 kërcime | 1 asistim |
8 | Velislav Galabov | 5 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
9 | Nikolay Nikolov | 2 pikë | 1 kërcim | 0 asistime |