Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 10 PLAYERS

Prishtina pushton, Mazreku përsëri më i miri

BOROZANI/Erdis Driza

Prishtina pushton, Mazreku përsëri më i miri


30 October, 2014 @21:29

Forma e shkëlqyeshme e Sigal Prishtinës në ligën ballkanike po shkon javë pas jave. Tre xhirot e para, prishtinasit arrijnë tre fitore, derisa për të tretën herë me radhë, lojtari i javës në ligën ballkanike vjen nga Sigal Prishtina. Rekord i papërsëritshëm në Balkan League ky. 

Blerim Mazreku, është shpallë lojtari më i mirë i javës në xhiron e tretë, pas performancës së shkëlqyer ndaj Craiovas në Pallatin e Rinisë. Mazreku që luajti me 22 pikë, 2 asistime e 9 kërcime në fitoren e ekipit të tij fiton për herë të dytë këtë çmim nga Eurobasket, brenda tre xhirove. 

Në TOP 10 lojtarët e javës sipas kësaj faqeje, janë futur 4 lojtarë të Sigal Prishtinës. Aaron McGhee ka zënë pozitën e tretë, Dardan Berisha të pestën, derisa Edmond Azemi të dhjetën. 

Nga ekipi tjetër kosovar në Balkan League, Peja, vetëm Samir Shaptahovic ka arritur të futet në TOP 10-she, duke zënë pozitën e tetë. 

Blerim Mazreku, 33 vjeç, është shpallë edhe lojtar i javës në xhiron e parë të BIBL, derisa në xhiron e dytë këtë çmim e fitoi Dardan Berisha

TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS



TOP 10 E XHIRO IV NË BIBL:

1 Blerim Mazreku Sigal Prishtina
2 Vukasin Mandic Kumanovo
3 Aaron McGhee Sigal Prishtina
4 Nemanja Vranjes Sutjeska
5 Dardan Berisha Sigal Prishtina
6 Milivoje Bozovic Craiova
7 Marko Mijovic Teodo
8 Samir Shaptahovic Peja
9 Nemanja Arsic Sutjeska
10 Edmond Azemi Sigal Prishtina

 
Të gjitha lajmet nga