JO NË "FADIL VOKRRI"

Foto: KFPrishtina/fb
Prishtina zhvendoset në Skenderaj
9 April, 2022 @1:08
Pas telasheve që kishte në ndeshjen e kaluar si vendas, duke mos ditur deri në ditën e fundit se ku do të luajë lojën si vendas, kësaj radhe Prishtina nuk i ka lënë vend mosinformimit korrekt dhe ka zgjedhur terrenin më herët.
Kështu, përballjen e xhiros së radhës, për ndeshjen e së dielës (10 prill) bardhekaltërit do ta luajnë si vendas në Skenderaj, në stadiumin Bajram Aliu, ku presin Malishevën në formë.
Si arsye rekord-kampionia e Kosovës dhe kampionia aktuale, ka thënë se është ruajtja e terrenit për përfaqësuesen e femrave të Kosovës, që më 12 prill luan si vendase në Fadil Vokrri ndaj Belgjikës.
Ndeshja Prishtina-Malisheva të dielën luhet prej orës 13:30.