LIGA e DYTË

Prizreni regjistron fitoren e parë
10 September, 2021 @22:40
Ndeshja hapëse e javës së dytë në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll, përfundoi me fitoren e Prizrenit kundër Kosova VR.
Prizreni e mposhti kundërshtarin me rezultat 2-1.
Pjesa e parë në këtë ndeshje përfundoi me rezultat 0-0, derisa goli i parë në ndeshje erdhi nga Prizreni me Bajram Azizin në minutën e 52’, pas një asistimi të Ylli Murtezanit.
Rezultatin e barazoi Agim Musa në minutën e 74’ nga penalltia, derisa goli i fitores për skuadrën Prizrenase erdhi nga Armend Kryeziu në minutën e dytë shtesë, që e vulosi rezultatin e ndeshjes.
Prizreni me këtë fitore me 4 pikë gjendet në krye të tabelës me një ndeshje më shume, kurse Kosova VR me 3 pikë gjendet në pozitën e tretë.