LIGA e PARË

FOTO / Vëllaznimi
Me eurogol të Prapashticës, Vëllaznimi përkohësisht lider
10 September, 2021 @18:29
Skuadra e Vëllaznimit e mposhti Istogun me rezultat 1-0 dhe përkohësisht ngritet në krye të Grupit A në Ligën e Parë.
Pjesa e parë në ndeshje përfundoi me rezultat 0-0, kurse në minutën e 61’ në skenë doli Albin Prapashtica, i cili shënoi një eurogol për 3 pikët e para të stinorit.
Vëllaznimi me një ndeshje më shumë ngritet në pozitën e parë në Grupin A në Ligën e Parë.