NORWICH CITY

Rashica, lojtari i muajit te Norwich
10 September, 2021 @12:29
Milot Rashica është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit gusht te skuadra e Norwichit.
Ndonëse kjo skuadër e filloi sezonin me 3 humbje, ndaj 3 kundërshtarëve mjaft të fortë: Liverpoolit, Cityt e Leicesterit, Milot Rashica ishte prej më të mirëve të skuadrës dhe arriti ta fitojë këtë çmim individual.
“Jam shumë i lumtur për këtë vlerësim. Nuk ka qenë fillim i mirë për ne, por po rritemi si skuadër dhe është e rëndësishme që kemi fansat pas vetes që nga fillimi. Është koha që atyre t’ua shpaguajmë përkrahjen që po e bëjnë.” - u shpreh vushtrriasi me rastin e pranimit të këtij çmimi.
Ndeshjen e ardhshme Norwichi e luan nesër (e shtunë) ndaj Arsenalit në Londër.