NGA INFORMATORI NR. 18
Procesmbajtësi dhe vëzhguesi në ndeshjen Ylli-Bashkimi dënohen
16 February, 2017 @15:00
Në Informatorin Nr 18 të Superligës edhe pse nuk janë bërë të ditura arsyet, është cekur se vëzhguesi i ndeshjes, Nexhdet Hoxha por edhe procesmbajtësi Atdhe Gutaj janë dënuar me nga 2 ndeshje mosdelegim nga FBK-ja secili.
Në Vendimin e KG-së, thuhet që Hoxha dhe Gutaj dënohen konform Nenit 54.2 në ndeshjen Ylli-Bashkimi.
Ndërsa Neni 54.2 thotë: Paraqitja jo objektive e fakteve në raport dhe fshehja e fakteve nga ndeshja dënohen me 2 deri në 4 ndeshje mosdelegim.
Pra, Hoxha e Gutaj, kanë marrë dënimin më të ulët nga FBK për shkak të fshehjes/paraqitjes jo objektive të fakteve në raport nga kjo ndeshje.