STAR OF THE GAMEWEEK I
Queven Da Silva (Ballkani) - Yll i javës (1)
12 August, 2024 @14:33
Sulmuesi i ri i Ballkanit, Queven Da Silva Inácio, është shpallë lojtari më i mirë i xhiros së parë të stinorit të ri të Superligës, pas ndeshjeve të luajtura të shtunën dhe të dielën në kuadër të fillimit të stinorit 2024/25 në Kosovë.
Queven ka shënuar dy gola në fitoren e Ballkanit ndaj Dukagjinit në xhiron e parë, për ta çuar kampionin që prej xhiros së parë në lidership me goldallim, ndërsa pas pranimit të çmimit ai u shpreh se qëllimi i ekipit është për tu bërë përsëri kampion.
“Së pari, do të doja të falënderoja Zotin për këtë mundësi që të jem këtu dhe gjithashtu ekipin tim, sepse pa ata asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur. Po punojmë shumë për të arritur qëllimin tonë. Kemi ligën që ka nisur dje dhe qëllimi ynë është të bëhemi sërish kampionë. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe përfaqësoj Balkanin, këtë ekip të madh që ka një peshë të madhe në futbollin e Kosovës. Do të luftojmë deri në fund dhe do të punojmë gjithmonë për të qenë në majë. Në lidhje me trofeun, jam shumë i lumtur. Pas një kohe të gjatë që shumë gjëra ndodhën me mua. Shumë njerëz nuk e dinë, por kam kaluar kohë të vështira. Por Zoti është i madh dhe ai di gjithçka. Prandaj, jam mirënjohës për gjithçka dhe puna nuk ndalet,” tha Queven Da Silva Inácio për faqen zyrtare të FFK-së.