ARION BALLUKU
Rahoveci falenderon Arion Ballukun
18 January, 2017 @9:45
Pas tre stinorëve të kaluar te KB Rahoveci, Arion Balluku, i është kthyer Bashkimit të Prizrenit, ndërsa ‘vreshtarët’ e kanë falenderuar jashtëzakonshëm për kontributin e dhënë playmakerin e ri prizrenas.
“Bordi i klubit të basketbollit Rahoveci falenderon Arionin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, korrektësinë, por edhe angazhimin e tij drejt arritjes së synimeve dhe momenteve historike siç ishte inkuadrimi në Superligë. Kontributi i Arionit do të mbetet i pashlyer në analet e klubit tonë. Bordi i KB Rahoveci i dëshiron suksese të mëtutjeshme gjatë karrierës,” ka shkruar njoftimi i klubit në faqen zyrtare kbrahoveci.com.
Në ndërkohë, edhe vetë lojtari prizrenas ka falenderuar klubin e Rahovecit për gjithçka në vitet e kaluara atje.
Balluku ka luajtur me 7.9 pikë, 3.5 kërcime dhe 4 asistime si mesatare në pjesën vjeshtore të Superligës.