RAHOVECI vs VËLLAZNIMI

Rahoveci fiton në fund
27 November, 2016 @21:15
Basketbollistët e Rahovecit edhe njëherë kanë fituar krejt në fund të ndeshjes. Pas rrezikimit të fitores ndaj Kerasan Prishtinës, djelmoshat e trajnerit Jeton Nixha sot vetëm 24 sekonda para fundit kanë qenë para rezultatit 76-76 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.
Përmes treshes së Albatrit Berishës 79-76 dhe një gjuajtjeje të lirë të shënuar nga Arion Balluku në sekondë të fundit, vreshtarët kanë dalë fitues të ndeshjes dramatike ndaj Vëllaznimit ku Arian Qallaku ka shënuar double-double prej 33 pikëve dhe 12 kërcimeve, ndërsa Beq Kovaçi ka shtuar 11 pikë e Blendi Matoshi 16 të tjera.
Te ekipi fitues, Muhamed Hasani me përvojë ka shënuar 30 pikë, ndërsa 15 të tjera i ka shtuar Artin Gashi, e dhjetë të tjera kapiteni Besnik Sharku, që ka shtuar edhe 10 kërcime për të përfunduar ndeshjen me double-double.
Rahoveci me këtë fitore përforcohet në pozitë të pestë të klasifikimit me bilanc 4-4, ndërsa Vëllaznimit, përsëri i ik një fitore e mundshme duke mbetur me 1-8.
Rahoveci
1 | Muhamed Hasani (37:31) | 30 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
2 | Artin Gashi (29:26) | 15 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
3 | Besnik Sharku (24:40) | 10 pikë | 10 kërcime | 3 topa të vjedhur |
4 | Albatrit Berisha (29:09) | 9 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
5 | Valon Bunjaku (18:22) | 6 pikë | 3 kërcime | 3 topa të vjedhur |
6 | Arion Balluku (31:14) | 4 pikë | 6 kërcime | 1 top të vjedhur |
7 | Mustafë Merovci (20:58) | 4 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
8 | Driton Bajrami (8:09) | 2 pikë | - | - |
9 | Albion Metballa (0:26) | 0 pikë | - | - |
10 | Blerim Delibeqa | - | - | - |
11 | Ylli Gashi | - | - | - |
12 | Berat Mullabazi | - | - | - |
Vëllaznimi
1 | Arian Qallaku (39:57) | 33 pikë | 12 kërcime | 3 topa të vjedhur |
2 | Blendi Matoshi (40:00) | 16 pikë | 6 kërcime | 2 topa të vjedhur |
3 | Beqë Kovaqi (28:38) | 11 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
4 | Gent Zeka (38:17) | 9 pikë | 6 kërcime | 2 bllokada |
5 | Atik Koshi (17:33) | 4 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
6 | Fisnik Juniku (22:26) | 3 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
7 | Driton Rraci (6:18) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Kreshnik Avdija (6:48) | 0 pikë | - | - |
9 | Leutrim Berisha | - | - | - |
10 | Dardan Brovina | - | - | - |
11 | Drin Domi | - | - | - |