Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI vs HOUSTON

Raketa s’po fluturon

nba.com

Raketa s’po fluturon


2 November, 2015 @11:24

Skuadra e Houston Rocketsit, krijoi një epërsi prej 21 pikëve kundër Miami Heatit në American Airlines Arena.

Të gjithë menduan se do të fitojnë për herë të parë në këtë sitnorë, por forma e keqe e tyre bëri që ta regjistrojnë humbjen e tretë me radhë, me rezultat 109-89.

James Harden edhepse luajti me 16 pikë, 7 asistime e 6 kërcime, sivjet nuk po tregon lojë të mirë. Ai nuk ishte i saktë nga tentimet që i bëri. Prej 16 pikëve, 12 i shënoi nga gjuajtjet e lira dhe prej 15 tentimeve nga zona shënoi vetëm dy herë.

Në anën tjetër te Miami Heat, Hassan Whiteside, shkëlqeu me 25 pikë e 15 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Dwayne Wade me 20 pikë.

Kjo ishte fitorja e dytë e Miamit pas 3 ndeshjeve, ndërsa Houston ende nuk e shijoi fitoren këtë stinor.


Video

Hassan Whiteside



 
Të gjitha lajmet nga