HOUSTON
Raketat në formë
20 February, 2014 @10:20
Njëra ndër skuadrat e Teksasit, Houston Rockets, nuk po ndalet në ndeshjet e fundit. Viktima e radhës ishte Los Angeles Lakers të cilët u mposhtën me rezultat 134-108, në Staples Center.
Pas transferimit të Dwight Howardit nga LA në Houston, kjo ishte loja e parë e tij në Staples Center. Tifozët nuk e mirëpritën Howardin duke fishkëlluar në çdo kontakt të tij me topin.
Megjithatë “supermeni”, nuk u ndikua fort nga këto dhe shënoi 20 pikë duke i rrëmbyer edhe 13 kërcime, ku u ndihmua edhe nga James Harden me 29 pikë e 11 asistime.
Në anën tjetër te Lakers, në mungesë të Kobe Bryant, Pau Gasol, Steve Nash, Xavier Henry dhe Nick Young, u dalluan Wesley Johnson me 24 pikë e 7 kërcime dhe Kendall Marshall me 20 pikë e 16 asistime, por nuk mjaftuan për ta ndalur Houstonin.
Kjo ishte fitorja e tetë me radhë e Houstonit, të cilët kanë bilanc prej 37 fitoreve e 17 humbjeve dhe gjenden në pozitën e tretë të Konferencës Perëndimore.
Ndërsa Los Angeles Lakers me 18 fitore e 36 humbje gjendet në fund të tabelës po në të njejtën Konferencë, së bashku me Sacramento Kingsin.
Video
Performanca e Howardit ne Los Angeles