NORWICH CITY

Foto: canaries.co.uk
Rashica në dyshim paraqitjen këtë fundjavë
24 September, 2021 @14:48
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, nuk dihet nëse do të mund të paraqitet në përballjen që ekipi i tij Norwich City e zhvillon këtë fundjavë në kuadër të Premier League.
Kanarinat nuk kanë fituar ende asnjë ndeshje këtë stinor, në rikthimin e tyre të shpejtë në Premier Legue.
Përveç lëndimeve të Zimmermann, rastit me Covid-19 të Placheta dhe mungesës në stërvitje të Cantwell, në dyshim është Milot Rashica, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit duke cituar kryetrajnerin gjerman të ekipit, Daniel Farke.
“Cantwell ka munguar gjatë gjithë javës në stërvitje për arsye personale. Ka pikëpyetje ende nëse Milot Rashica është i gatshëm. Ai pas dy mungesve, i është kthyer stërvitjeve sot dhe do të bëjmë edhe një test para se të vendosim,” ka thënë Farke.
Norwich City ka nisur edicionin 21/22 me pesë humbje nga pesë ndeshje, ndërsa këtë xhiro i shkojnë Evertonit të Rafa Benitezit në Goodison Park.