PALACIO DE DEPORTES

Real Madrid duke festuar gjatë ndeshjes ndaj Panathinaikosit/ euroleague.net
Real Madridi perfekt, shkelë Panathinaikosin
22 January, 2015 @23:20
Nënkampioni aktual i Europës, Real Madrid, ka vazhduar serinë perfekte në Grupin E të Euroleague, duke e shkelur në shtëpi, Panathinaikosin grek.
Ekipi i Pablo Lasos, në mënyrë konstante ka ngritur epërsinë pas çdo çereku për të mposhtur lehtë në fund mysafirët nga Athina.
Rudy Fernandez dhe Felipe Reyes (ky i fundit nga banka) kanë qenë basketbollistët më të dalluar të ekipit madrilen sonte.
Rudy përfundoi ndeshjen me 15 pikë, 5 asistime dhe 7 kërcime derisa Reyes për pak nuk e arriti double-double’in duke shënuar 18 pikë e 9 kërcime në fitoren e thellë të ekipit të tij.
Panathinaikos, që luajti me 8 lojtarë ndeshjen (duke mos pasur mundësi të madhe të rotacionit në skuadër), bazohej te veterani Dimitris Diamantidis, derisa koshashënues më i mirë i ekipit grek në fund doli Esteban Batista me 15 pikë të shënuara.
Real Madrid pas kësaj fitoreje ka bilanc 4-0, derisa athinasit kanë bilanc neutral 2-2.