REFERIMI NË FIFA
Referët kosovarë nisen për të referuar ndeshjen e parë ndërkombëtare
26 March, 2017 @12:02
Pas pranimit nga FIFA të treshes së gjyqtarëve dhe testet teorike dhe fizike të kryera me mjaft sukses nga ana e gjyqtarit kryesor Genc Nuza para disa dite në selinë e UEFA-s, sot Genci bashkë me dy ndihmësit e tij Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, të prirë nga kryetari i Komisionit për Gjyqtarë, Përparim Hasani, u nisën për Turqi.
Treshja e gjyqtarëve të futbollit të Kosovës do ta drejtojnë ndeshjen miqësore Turqi – Moldavi që do të zhvillohet nesër në Eskisheher nga ora 19.15 sipas kohës lokale. Të kujtojmë se kjo treshje pak javë më parë kanë drejtuar edhe një ndeshje në Superligën e Maltës. Ky do të jetë debutimi historik i treshes sonë të gjyqtarëve që po nisin një epokë të re në referim.