Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRI - ANGLI

Refuzohet kërkesa e FShF-së për organizimin e ndeshjes me shikues ndaj Anglisë

Refuzohet kërkesa e FShF-së për organizimin e ndeshjes me shikues ndaj Anglisë


19 March, 2021 @16:54

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë, e cila do të zhvillohet më 28 mars në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, përfundimisht do të luhet pa praninë e shikuesve.

Kërkesa e Federatës Shqiptare të Futbollit për organizimin e ndeshjes me 30% të shikuesve, është hedhur poshtë nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak të rrezikut nga përhapja e virusit Covid-19.

“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportive me pjesëmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish.

Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndeshja Shqipëri - Angli do të luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Katar 2022.


 
Të gjitha lajmet nga