Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I MADH

United përmbys Cityn në derbin e Manchesterit!

Fotot: manutd.com

United përmbys Cityn në derbin e Manchesterit!


15 December, 2024 @19:54

Derbi jashtëzakonisht dramatik u luajt në “Etihad” të Manchesterit, që në përgjithësi prej një ndeshjeje pa shumë emocione u bë fantastike në fund, derisa Manchester United i Ruben Amorimit përmbysi epërsine e pjesës së parë të Manchester Cityt të Pep Guardiolës, për të fituar befasishëm derbin!

Befasishëm, sepse City ishte në epërsi deri vonë. Një pasim jo i mirë i mbrojtjes, Amar Diallo syçelë, vjedh topin dhe fiton penallti, Bruno Fernandes shënon (88’) dhe që në sulmin tjetër, Diallo sjell fitoren e Unitedit (90’). Delirium në pjesën e tribunave ku qëndronin tifozët mysafir, derisa Guardiola përsëri duhet të kruajë kokën me rezultatin e arritur! Humbja e katërt për kampionin në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier Ligë! Manchester City - Manchester United 1-2 [Gvardiol 36’ - Bruno 88’pen., Diallo 90’].

City mbyllë xhiron në pozitë të pestë me 27 pikë! United kërcen në të 12-tin vend, me 22 pikë!

NOTAT E FUTBOLLISTËVE:

MAN CITY: Ederson 6, Walker 6, Dias 6, Gvardiol 7, Nunes 5, Silva 5, Foden 5, Gundogan 5, De Bruyne 5, Doku 6, Haaland 5. Rez: Kovacic 5, Grealish 5, Savinho n/a.

MAN UTD: Onana 6, Mazraoui 7, Maguire 7, De Ligt 7, Martinez 7, Dalot 7, Ugarte 6, Fernandes 7, Mount 4, Diallo 8, Hojlund 6. Rez: Mainoo 7, Zirkzee 5, Yoro 5, Antony 6, Lindelof n/a.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League