Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR RIFATI

Rifati akuzon ashpër Federatën dhe gjyqtarët, përmend tërheqjen nga garat

Rifati akuzon ashpër Federatën dhe gjyqtarët, përmend tërheqjen nga garat


31 January, 2021 @13:14

Humbja e fundit e Ponte Prizrenit përballë Sigal Prishtinës e ka neveritur tejmase trajnerin e prizrenasve, Arbnor Rifati. Kjo jo për arsye të rezultatit të ndeshjes, por më shumë për shkak të ndarjes së drejtësisë në fushë nga ana e gjyqtarëve.

RAPORTI I NDESHJES

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Rifati dha kritika të ashpra drejt Federatës dhe gjyqtarëve duke e cilësuar këtë si skenar të përgatitur, derisa përmendi edhe mundësinë e tërheqjes nga garat nëse vazhdohet në këtë mënyrë.

“Kemi pasur start të dobët, por pastaj u kthyem në ndeshje. Çka duhet cekur është se gjyqtarët nuk na lejuan. Me skenare të tilla jemi lodhur dhe definitivisht menjëherë do të mbajmë mbledhje urgjente me kryesinë dhe sponzorët e klubit duke shikuar ndoshta mundësinë edhe të tërheqjes nga garat, ngase kjo nuk i shërben askujt. Nëse dikush në mënyrë jo meritore duhet të fitojë dhe ne të shërbejmë për këtë punë, e them se ne nuk jemi për t’i shërbyer askujt,” tha ndër tjerash trajneri Rifati në intervistën e tij për K Sport.

Trajneri prizrenas gjithashtu përmendi faktin se në këtë ndeshje 2 nga 3 gjyqtarët ishin nga qyteti i Prishtinës, duke e cilësuar këtë si padrejtësi pasi që edhe skuadra kundërshtare, Sigal Prishtina, ishte nga i njëjti qytet.

Ponte Prizreni në këtë duel u mposht si nikoqir nga Sigal Prishtina me rezultat 66-74.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga