BATATINËS I SHTOHET EDHE NJË SULMUES NË EKIP

Rinor Hoxha sot, duke u prezantuar te KF Llapi/ Foto: KFLlapi/ fb
Rinor Hoxha, qendërsulmues i ri i Llapit
3 January, 2023 @15:41
Llapi zyrtarizon Rinor Hoxhën, një sulmues i qendrës në moshë 22-vjeçare i cili ka nënshkruar me klubin nga Podujeva kontratë 3-vjeçare. Ai më parë ka luajtur për Vllazninë e Pozharanit, ku në 10 ndeshje ka shënuar 6 gola.
Llapi ka kryer vjeshtën në Superligë në pozitë të gjashtë duke mbledhë 20 pikë nga 18 ndeshje të luajtura.