MAQEDONIA VERIORE 2-1 ARMENIA
Rivali i Kosovës për EURO2020, nis me fitore
5 September, 2020 @17:10
Skuadra që është rivalja kryesore e Kosovës në rrugëtimin për në EURO 2020, Maqedonia Veriore, ka nisur me fitore kampanjën në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve duke dalë në vend të parë.
Verimaqedonët kanë arritur të shënojnë fitore impresive ndaj Armenisë sot në Shkup, duke i mposhtur këta të fundit 2-1 [Alioski 5p, Nestorovski 38p - Barseghyan 90+4p.]. Të gjitha golat e ndeshjes u shënuan nga penalltia.
Selektori Igor Angelovski ka nisur ndeshjen me 5 futbollistë shqiptarë, ndërsa loja në mes të fushës për Maqedoninë Veriore ka qenë jashtëzakonisht e lëvizshme dhe me shumë pasime, me treshen tashmë të njohur ofanzive të ekipit Enis Bardhi, Elif Elmas dhe Ezgjan Alioski.
Më tej, Arijan Ademi në mes të fushës me përvojën e tij dhe Visar Musliu në qendër të mbrojtjes kanë treguar lojë, kure bomberi Ilija Nestorovski është zëvendësuar në sulm. Në përgjithësi, Maqedonia e Veriut sot nuk ka treguar lojë të mirë. Mbrojtja s’ka qenë fare në nivel, ndërsa mesfusha larg ditës së saj.
Me këtë fitore Maqedonia Veriore del në kyre të grupit të saj, ndërsa pas duelit të radhës ndaj Gjeorgjisë më 8 shtator do të bëhet gati për përballjen ndaj Kosovës - që do të zhvillohet më 8 tetor 2020 në Shkup, ku fituesi shkon në finale të PlayOffit për të kërkuar biletë për Kampionatin Evropian EURO 2020 që do të mbahet në vitin e ardhshëm.