JUVENTUS

Foto: Serie A
Ronaldo flet për të ardhmen, qetëson tifozët
13 March, 2021 @19:20
E ardhmja e 36-vjeçarit është bërë objekt i spekulimeve që kur klubi u rrëzua nga Champions League nga Porto.
Cristiano Ronaldo ka postuar një mesazh qetësues për mbështetësit e Juventusit, duke këmbëngulur se ai është i përqendruar në arritjen e qëllimeve të klubit për pjesën e mbetur të sezonit, pavarësisht daljes së tyre nga Champions League.
Ronaldo iu bashkua Juventusit nga Real Madrid në 2018, ai ka shënuar 92 gola në 121 paraqitje në të gjitha garat, megjithëse nuk ka arritur të frymëzojë kampionët e Serie A në garën kryesore të Evropës.