SHI
Rreshjet e shtyjnë Superligën
15 March, 2013 @15:43
Këtë fundjavë nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje në Raiffeisen Superligën dhe Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Komisioni i garave të Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që xhiroja e paraparë që të zhvillohet këtë fundjavë, pas rreshjeve të shumta dhe dëmtimit të terreneve nëpër stadiume, do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën e javës që po vie.
Në këtë vendim ka ndikuar edhe kërkesat e skuadrave Besa dhe Ferronikeli, të cilët me arsyetim të njëjtë kanë kërkuar shtyerjen e ndeshjeve nga FFK-ja.
Terminet e ndeshjeve ende nuk janë bërë të ditur, ndërsa ato të Ligës së Parë që të gjitha do të luhen më 20 mars në ora 14:00, thuhet në vendimin e marrë nga komisioni i garave të FFK-së.