Të gjitha lajmet

MAQEDONIA - KOSOVA

Rrezikohet gjithçka

Foto: fiba.com

Rrezikohet gjithçka

12 August, 2017 @22:20

Në takimin e luajtur sonte në Shkup, Kosova është mposhtur me rezultat 87-74 nga përfaqësuesja e Maqedonisë, duke bërë kështu që kalimi në fazën kualifikuese të Botërorit ‘Kina 2019’ të rrezikohet shumë.

Çereku i parë i Kosovës filloi shumë mirë. Përfaqësuesja jonë zhvilloi mbrojtje të fortë, duke pranuar pikët e para pas më shumë se 3 minutave, ndërsa shpërthimi erdhi në fund të çerekut, kur Dardan Berisha, Alban Veseli e Granit Rugova shënuan nga një treshe secili, për të krijuar një seri 9-0 dhe për ta mbyllur çerekun e parë me epërsi 19-22. Gjithashtu, në këtë çerek duhet përmendur edhe paraqitja e Fisnik Rugovës, i cili shënoi plot 8 pikë brenda këtij 10 minutëshi. Fisnik Rugova luajti mirë edhe në çerekun e dytë, kurse forma e tij ra dukshëm në pjesën e dytë të ndeshjes.

Më pas, çereku i dytë vazhdoi me lojë kryesisht të barabartë nga të dyja skuadrat, gjë që bëri mbyllje të pjesës së parë me rezultat 40-41 në të mirë të Kosovës. Ajo që u vërejt nga kjo pjesë e parë ishte numri i shumtë i topave të humbur nga ana e Kosovës, ndërsa për t’u përmendur ishte përmirësimi në gjuajtjet për 3 pikë.

SHIKO: ORARI I KOSOVËS DHE GRUPET

Ishte çereku i tretë ai që nuk shkoi mirë për Kosovën. Një seri 9-2 e maqedonasve qysh në fillim bëri që Kosova ta shihte veten në disavantazh prej 6 pikëve, e më pas dy treshe radhazi të Kostoskit pas një shënimi të Lis Shoshit e komplikuan edhe më tepër situatën, me epërsinë e Maqedonisë që shkoi në +10. Megjithatë, Kosova e pati mundësinë të afrohej në rezultat në fund të këtij çereku, mirëpo Alban Veseli e Granit Rugova shpërdoruan bashkë 4 gjuajtje të lira, e ngushtimi i epërsisë u bë i pamundur në këtë çerek. Pas 30 minutave lojë, rezultati tregonte 63-54 në të mirë të Maqedonisë. Pasaktësia nga gjuajtjet e lira vazhdoi edhe në vazhdim të ndeshjes, duke qenë një nga faktorët kryesorë në këtë disfatë.

Në 10 minutëshin e fundit, Maqedonia e udhëhequr nga Jordan Theodore vazhdoi me lojën e mirë, ndërsa të ndihmuar me saktësinë e Kostoskit, epërsia vazhdoi të rritej, për t’u mbyllur ndeshja me rezultatin përfundimtar 87-74.

Më i dalluari te Maqedonia sonte ishte Jordan Theodore me 24 pikë, 9 kërcime e 4 asistime, kurse te Kosova u veçuan Fisnik Rugova me 17 pikë e 2 kërcime dhe Scott Bamforth me 15 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.

Humbja e sontme nënkupton që për kualifikim Kosovës i duhet një fitore me mbi 27 pikë epërsi ndaj Estonisë, një gjë e vështirë që të ndodh. Apo në rastin tjetër, nëse Estonia e mposht Maqedoninë, e Kosova në anën tjetër e mposht Estoninë me çfarëdo lloj epërsie, Kosova kualifikohet nga vendi i dytë i grupit.

REPREZENTACIONI

Kosova me ngritje të madhe në FIBA renditje

19 September, 2019 @12:38

Pas përfundimit të Kampionatit Botëror në Kinë është publikuar renditja e re nga FIBA. SHBA mbetet në vendin e…

KINA 2019

Spanja shpallet kampione e Botës!

15 September, 2019 @19:22

Një finale që kaloi dukshëm me më pak emocione se që pritej, u mbyll me fitoren e Spanjës, përfaqësuese e…

FRANCA - AUSTRALIA

Rikthim në pjesën e dytë, Franca e bronztë

FOTO / fiba.com

15 September, 2019 @11:54

Tre-kolorët në vendin e tretë. Franca duke e mposhtur Australinë me rezultat 67-59, arriti medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror…

ARGJENTINA - FRANCA

Argjentina gjunjëzon Francën, në finale me Spanjën

FOTO / fiba.com

13 September, 2019 @16:15

Me veteranin 39 vjeçar, Luis Scola, Argjentina e mposhti Francën me rezultat 80-66 dhe u kualifikua në finale të Kampionatit…

SPANJA - AUSTRALIA

Pas 2 vazhdimeve, Spanja në finale

FOTO / fiba.com

13 September, 2019 @12:35

Ishin pranë humbjes, por pas 2 vazhdimeve, Spanja arriti ta mposhtë Australinë me rezultat 95-88 dhe kështu u kualifikua në…

Të gjitha lajmet nga Kina 2019