EDHE NJË PËRFORCIM SHTESË

Rron Rogova rikthehet te Vëllaznimi
10 July, 2023 @16:04
Futbollisti që stinorin e fundit e kaloi te Flamurtari i Prishtinës, Rron Rogova, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Vëllaznimit të Gjakovës. Klubi kuqezi nga Gjakova ka bërë të ditur që ka rikthyer futbollistin në fjalë në ekip, duke nënshkruar me të kontratë njëvjeçare.
Mesfushori 26-vjeç pos Flamurtarit, më parë ka qenë edhe pjesë e Phoenixit, ndërsa tash do të mbrojë ngjyrat e ekipit të qytetit të tij, prej ku kishte kaluar më parë në skuadrat tjera.
Rogova vjen si përforcim i radhës, pas zyrtarizimit të Ardit Vokshit më parë nga klubi.◼️