TRIPLE DOUBLE #6
Westbrook i afrohet Jordanit
6 December, 2016 @11:49
Pas largimit të Kevin Durantit nga Oklahoma, Russell Westbrookut, i mbeti e gjithë barra nëpër supe në ekip.
E këtë më së miri është duke e aplikuar nëpër ndeshje me mesataren triple-double, (i vetmi që e arriti këtë mesatare pas Oscar Robertsonit).
Në ndeshjen kundër Atlanta Hawksit, Westbrook e bëri triple-doublen e 6 me radhë (32 pikë, 13 kërcime e 12 asistime), e 11-ta e stinorit dhe e 48-ta në karrierë.
Në rast se Russell Westbrook arrin të luaj me shifrat magjike edhe në ndeshjen e radhës, do të barazohet me Michael Jordanin i cili kishte arritur të bëj këtë në 7 ndeshje me radhë.