PËRFORCIMI I PEJËS
Skeen i gatshëm prej xhiros së radhës
5 December, 2016 @14:07
Basketbollisti i radhës që u paralajmërua si përforcim nga Peja ditë më parë, Jamie Skeen, është paraqitur për regjistrim në Federatë të Basktebollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot vetë faqja zyrtare e FBK-së.
“KB Peja paraqet për regjistrim lojtarin ndërkomëbtar Jamie O’Brien Billie nga Karolina Veriore e SHBA-së,” ka bërë të ditur njoftimi, ndërsa lojtari do të ketë të drejtë loje posa të kryhen procedurat sipas Rregullores.
Jamie Skeen (emri në dokumente, Jamie O’Brien Billie) pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën verdhezi para dueleve të dhjetorit si në BIBL ashtu edhe në Superligë.
Lojtari në fjalë ka përvojë të madhe nga garat europiane si dhe në kolegjet amerikane, ndërsa është 28 vjeç aktualisht.
Ai ka ardhur në ekip si zëvendësim për sllovenin e larguar, Salih Nuhanovic, për të cilin ekipi i Pejës tha se nuk përmbushi pritjet.