ON FIRE
Triple double = Russell Westbrook
5 December, 2016 @10:11
Përsëri Russell Westbrook, përsëri triple-double.
Super ylli i Oklahoma City Thunderit, Russell Westbrook, në ndeshjen e pestë me radhë, arriti shifrat magjike triple-double.
Westbrook kundër New Orleansit luajti me 28 pikë, 17 kërcime e 12 asistime.
Me këtë triple-double, 28 vjeçari arriti të 47-tën në karrierën e tij, ndërsa në rast se kjo perfomancë vazhdon edhe në dy ndeshjet e ardhshme, do të barazohet me Michael Jordanin i cili kishte arritur të bëj 7 ndeshje me radhë.
Oklahoma krahas lojës së mirë të Westbrookut e fitoi edhe ndeshjen kundër Pelicansit me rezultat 101-92.