TEAM OF THE WEEK 10
5-shja e xhiros së dhjetë
6 December, 2016 @9:42
Dy basketbollistë të Pejës dhe dy të Yllit kanë zënë vend në pesëshen e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll, përzgjedhur nga stafi i Borozani.com për këtë javë.
Ermin Jazvin i Bashkimit ka qenë i vetmi që ka bërë vend nga ekipet tjera aty, ndërsa Cameron Rundles për herë të dytë po merr pjesë te ekipi i javës, në po aq ndeshje sa është pjesë e Pejës. Alban Veseli i Pejës dhe Urim Zenelaj janë të njohur për pjesëmarrje te më të mirët e javës, ndërsa këtë xhiro ka zënë vend aty edhe organizatori i Yllit, Malcolm Canada.