KOMISIONI PËR ANKESA
Sahitit i zbritet dënimi, Myrtës jo
3 November, 2017 @21:29
Komisioni për Ankesa i FFK-së sot ka shqyrtuar ankesat e KF Vëllaznimi për të suspenduarit Yll Myrta dhe Samir Sahiti.
Vendimi i KA-së është që Myrtës t’i vazhdojë dënimi i shkallës së parë të KD-së prej suspendimit 1 mujor nga ndeshjet që organizohen nga FFK, që ka nisur nga dita kur është hapur procedura disciplinore për të.
Ndërsa Sahitit i është zbritur dënimi nga 4, në 3 ndeshje moslojë.
Dënimet në fjalë kishin ardhur pas incidentit të shkaktuar nga tifozët e Flamurtarit në ndeshjen Flamurtari - Vëllaznimi, ku tifozët vendas kishin sulmuar lojtarët mysafirë.
Flamurtari është ankuar gjithashtu në vendimin e KD-së për 4 ndeshje moslojë, por KA ka vërtetuar këtë dënim dhe nuk e ka ulur, që do të thotë se suspendimi prej 4 ndeshjeve moslojë si vendas në terren të vetin, mbetet në fuqi.