Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

Nga Anglia deri në Itali, top 5 ndeshjet e javës

Nga Anglia deri në Itali, top 5 ndeshjet e javës


Shkruan: LUAN MORINA

3 November, 2017 @15:22

1. Leipzig – Hannover 96 (e shtunë, ora 3e30)

Tri humbje radhazi vërtetë kanë sprovuar përgatitjen e Leipzigut për të luftuar në tri frone. Për sezonin e tyre të parë në Evropë nuk është një rezultat i keq pozita në të cilën gjenden (4 pikë larg kreut, në pozitën e tretë në grupe të Ligës së Kampionëve dhe jashtë Kupës së Gjermanisë).
Mungesa e Willi Orban mund të shtyjë Hassenhuttl të aktivizoj Ibrahima Konaten, duke bërë qendërmbrojtjen franceze prej dy 18 vjeçarëve. Konate ka startuar vetëm dy ndeshje këtë sezon dhe vetëm një herë me Upamecanon. Që të dyja kanë rezultuar me fitore, e fitorja do të duhej të vinte nëse sulmuesit këndellen. Werner nuk ka shënuar asnjëherë në tetor, derisa Augustin e Poulsen kanë shënuar vetëm nga një gol pas pushimit të kombëtareve.
Lëndimi i Felipes kishte çrregulluar mbrojtjen treshe të Hannover96 pas asaj forme të shkëlqyeshme të fillimit të sezonit. Lëndimi edhe i Jonathasit kishte thelluar krizën e cila filloi të zbehej me manovrimet në vijën defensive si dhe kthimin e sulmuesit brazilian. Tri asistime dhe një gol në dy fitore jo edhe të lehta ndaj Augsburgut dhe Borussisë së Dortmundit vendosin Hannoverin në zonën e Ligës së Lampionëve, një pozitë mbrapa Leipzigut. Kjo e bën këtë ndeshje edhe më interesante, me Leipzigun të vendosur për t’u këndellur dhe Hannover96 për të dëshmuar se fitorja ndaj Dortmundit nuk ishte befasi.

2. Borussia Dortmund – Bayern Munchen (e shtunë, ora 6e30)

Histori të lëndimeve kanë pasur edhe Borussia e Dortmundit. Në fakt historia vazhdon çdo vit me Marco Reus i cili ende nuk ka zhvilluar ndeshje për ‘milionerët’. Guerreiro, Schmelzer, e Schurrle janë kthyer nga lëndimet, por asnjëri nuk ka mundur të parandalonte dy barazime turpi ndaj APOEL-it, dhe vetëm dy pikë të fituara në Bundesligë gjatë tetorit. Është mundësia e fundit që të këndellen dhe të mbajnë shpresat të gjalla për një titull eventual në Bundesligë në ndeshjen direkte ndaj Bayernit.
Tek ‘bavarezët’, kthimi i Martinez vetëm sa i ka ndihmuar ardhjes së Heynckes. Pa Mullerin, Lewandowskin, Riberyn, e Neuerin, mund të priteshin probleme ndaj Dortmundit. Megjithatë Jamesi si qendërsulmues ka qenë jo i dobët në dy ndeshjet e fundit. E për gola këtë vit Bayerni nuk ka pasur probleme. Hummels, Martinez, Sule, e Kimmich, të gjithë kanë shënuar nga reparti i mbrojtës, e i vetmi që nuk ka bërë këtë nga mesfusha deri tani është Sebastian Rudy i cili ka pasur disa gjuajtje që me pak fat do të konvertoheshin në gola spektakël.
Klasikja gjermane, njëkohësisht rasti i fundit për të shpëtuar një sezon tjetër të Bayernligas. 

3. Genoa – Sampdoria (e shtunë, ora 15n9)

Shansi i fundit për të shpëtuar edhe njërën nga katër ligat më të mira në Evropë është edhe këtë të shtunë. Dhe jo, nuk ka të bëj me Genoan apo Sampdorian, por me Barcelonën dhe Sevillan. Derbi i kësaj jave të La Liga zhvillohet në të njëjtën kohë me derbin e Gjenovës. Por, fatkeqësisht përkundër diferencës më të madhe ndërmjet dy rivalëve të qytetit italian, ndeshja e La Ligas ka më të qartë favoritin se kjo e Serie A.
Shterpësia e Luis Suarez nuk do të duhej të mos brengoste aq shumë katalunasit. Emnaku i tij ka vetëm një gol më pak, derisa i shumë përqeshuri Paulinho ka shënuar tre gola deri tani për Barcelonën. Në fakt, Paulinho mund të them se është një nga transferimet më të qëlluara në La Liga këtë sezon. Ka sjell stabilitet dhe alternativë në një mesfushë me plakjen e Iniestas, duke i ofruar një krahë ndihme Busquetsit dhe Rakiticit. Bashkë me Sergi Roberton janë ndër më mbresëlënësit tek Barcelona.
Në anën tjetër Sevilla ka pasur formë të ndryshueshme. Sanabria ka gjetur veten shumë mirë ndeshjeve të fundit, e Muriel nuk po mjafton të kryej punën e sulmit bashkë me Ben Yedder. Shanset që të marrin pikë të plota ndaj Barcelonës në Camp Nou janë më të vogla që Genoa të mposht Sampdorinë.
E Sampdoria ka një mesfushë tejet të talentuar. Lucas Torreira më në fund gjeti portën, me një super-gol kundër Chievos. Derisa për uruguajanin 21 vjeçar kjo ishte hera e parë që shënoi këtë sezon, Karol Linnety e ka bërë këtë punë të përjavshme. Të dy këta në mesfushë ashtu nga hija po i ndihmon belgu Dennis Praet, i cili më në fund po del në plan të parë. Tetori ka qenë muaj i shkëlqyeshëm edhe për Dawid Konackin. I ardhur nga Lech Poznan, polaku ka shënuar dy herë si zëvendësues duke dal opsion edhe më i frytshëm se Duvan Zapata.
Me vetëm dy humbje, Sampdoria gjendet në pozitë që dërgon në Evropë, katër pikë dhe një ndeshje më pak se Milani, Fiorentina, e Torino. Genoa gjendet në pozitën e parafundit, dhe ngjashëm si sezonin e kaluar rrezikon rënien në Serie B. I vetmi që po kontribuon tek Genoa del të jetë Adel Taarabt. Por, pos për rivalitetin e pashoq në futbollin italian, në këtë ndeshje mund të keni rastin të shihni edhe njërin nga talent e shumë përfolur – 16 vjeçarin Pietro Pellegri.

4. Manchester City – Arsenal (e diel, ora 3e15)

Leicester City, Huddersfield Town, Southampton, West Ham janë rivalët e Manchester Cityt pas pushimit të kombëtareve. Me pak fat në derbin e Manchesterit mund të futen me 10 pikë diferencë që do të mbyllte edhe një kampionat kombëtar para përfundimit të vitit. Dhe gjasat nuk janë aq pak utopike. Interesant është fakti se çfarë mund të ofrojnë 250 milionë euro të shpenzuara në transferime për vetëm një verë. Nga to 180 milionë vetëm në repartin defensiv. Sigurisht se mund të bëjnë një gjeni prej trajneri.
Është një ide të cilët do të mund ta kishte përdorur edhe Arsene Wenger, sikur të kishte një pronar arab e jo një kapitalist amerikan mbi vete. Për dallim prej viteve tjera, Arsenal ka treguar një formë të qëndrueshme, sidomos në ‘Emirates’. Humbjet e vetme kanë ardhur në udhëtim, edhe atë ndaj Liverpool, Stoke, e Watford. Nuk janë terrene të lehta për të nxjerr pikë, pos ndoshta në ‘Anfield’! Zor e kanë pasur të fitojnë në ‘Etihad’ çdo herë. Edhe më zor do ta kenë këtë vit.

5. Chelsea – Manchester Utd (e diel, ora 5e30)

Pasi trazoi krejt ligën me formacionin e tij të mbrojtjes treshe, Contes ka nisur t’i hakmerret Liga e Kampionëve dhe inovacioni që solli vetë në Ishull. Chelsea nuk është keq sivjet. Është më keq se vitin e kaluar, por atëherë nuk kishte Ligë të Kampionëve dhe liderët aktual pos që kishin sjellë një ‘gjeni’ në rolin e trajnerit, nuk kishin investuar 250 milionë euro (230 milionë, por jo krejt në mbrojtje). Problemet e Contes me Diego Costan mund t’i hakmerren në sulm, por Batshuayi ka nisur të tregoj veten këtë sezon. Mungesa e Kantes po vërehet, e mbi të gjitha ajo e Moses. Sidoqoftë, herën e kaluar kishin turpëruar Manchester Unitedin në ‘Stamford Bridge’.
Dhe duke pasur parasysh Mourinhon dhe dëshirën e tij të eksperimentoj me formacionin (ndoshta për t’u nxjerrë ose gjeni ose për t’u arsyetuar në fund) nuk është larg mendsh përsëritja e sezonit të kaluar. Kundër Tottenhamit kanë qenë inferior, por një lëshim në mbrojtje i mysafirëve u siguroi tre pikë ‘djajve’. Mungesa e Fellainit e Pogbas po vërehet në mesfushë. Kjo nuk do të luante rol shumë të madh nëse Mkhitaryan do të ishte më eksplorues në mungesën e tyre dhe po të mbroheshin më pak. Sidoqoftë, humbje apo fitore në ‘Stamford Bridge’, Manchester United e ka vjedhur Chelsean për shumë sezone me marrjen e Nemanja Maticit.

 


DEKLARATA E GANI SEJDIUT

Sejdiu: Nuk reaguam pas golit

FFK Superliga

Sejdiu: Nuk reaguam pas golit

03/11/17 @ 15:17

KOSOVA U21

Prekazi të hënën tregon të ftuarit

Kosova

Prekazi të hënën tregon të ftuarit

03/11/17 @ 13:25

LISTA E PANUCCIT PËR MIQËSORE NDAJ TURQISË

Ramadani dhe Ajdarevic, ftesat e reja të Panuccit

Liga e Kombeve/Shqipëria/International

Ramadani dhe Ajdarevic, ftesat e reja të Panuccit

03/11/17 @ 12:31

HAXHI SHALA SUSPENDOHET

2 ndeshje suspendim për Shalën

FFK Superliga

2 ndeshje suspendim për Shalën

03/11/17 @ 12:16

VENDIMI PËR KF RAHOVECI

Pezullohen lojtarët dhe stafi i KF Rahoveci

FFK Liga e parë

Pezullohen lojtarët dhe stafi i KF Rahoveci

03/11/17 @ 12:10

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23

BILETA E FUNDIT PËR PREMIER LIGË 2023/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

Premier League

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

18/05/23 @ 11:24

FITORJA E SHTATË ME RADHË - I AFROHEN ZONËS "CHAMPIONS"

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

Premier League

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

15/05/23 @ 23:00


 
Të gjitha lajmet nga Premier League