DEKLARATA E GANI SEJDIUT
Sejdiu: Nuk reaguam pas golit
3 November, 2017 @15:17
Trajneri i ri i Trepçës’89, Gani Sejdiu, ka qenë i zhgënjyer pas humbjes së ekipit të tij sot ndaj Drenicës në Bajram Aliu.
Ndërsa në deklaratën e tij pas ndeshjes ka bërë të ditur se ekipi nuk ka arritur të reagojë pas golit të pësuar.
“Pësuam gol të lehtë, pasi që një lojtar kundërshtar bëri shëtitje në mbrojtjen tonë. Kemi reaguar keq pas golit të pranuar dhe përvoja po mungon në këso raste. Kur pranojmë gol, e kemi problem të rikthehemi,” ka thënë ndër të tjera Sejdiu pas ndeshjes.
Me këtë humbje, Trepça’89, edhepse aktualisht është e katërta në klasifikim, në fund të xhiros rrezikon të bie edhe mëposhtë.